Zyrtarisht shtyhet zgjidhja e statusit final të Kosovës
Albeu.com
UNOSEK-u ka publikuar një deklaratë përmes të cilës i dërguari i KB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari , njofton se ka vendosur të shtyjë paraqitjen e propozimit të tij për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, shkaku i mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi."Në dritë të deklaratës së kryetarit Tadiq, që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 21 janar 2007, dhe pas konsultimeve me Grupin e Kontaktit, kam vendosur që ta paraqes propozimin tim për statusin e Kosovës para palëve , pa vonesë, pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi”, thuhet në kumtesën e Marti Ahtisarit. rtk
Shtuar më 11/11/2006, ora 09:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori