Zyrtari i PD-së kërcënohet me armë në kokë (VIDEO)
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në qarkun e Gjirokastrës në të cilën është kërcënuar një zyrtar i partisë që drejtohet nga Lulzim Basha.

Partia Demokratike ka denoncuar me forcë, kërcënimin në mes të natës me pistoletë në kokë të kryetarit të grupit të punës për organizimin e PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, e ka denoncuar sot këtë rast para medias, pasi PD priti që Policia të kishte kohën e duhur për të zbuluar autorët, por edhe psa kaloi kohë, ata u zhdukën në drejtim të paditur.

Alibeaj rrëfeu si nodhi ngjarja dhe dënoi aktin e rëndë:

"Duke e sharë dhe kërcënuar të mos kthehej në Tepelenë dhe të mos shante më qeverinë, dy personat janë përpjekur për ta nxjerrë nga makina' aty ka gjetur rastin për t'iu larguar atyre.

Ka shkuar ën Drejtorinë e Policisë Fier ku ka bërë denoncimin. Policia ka marrë deklarimet e Xhutit dhe thotë se ka nisur veprimet.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mesnatë dhe ne nuk e kemi denoncuar për t’i dhënë kohë Policisë, por autorët janë larguar në drejtim të paditur.

PD e dënon me forcë këtë ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e Policisë në zonat që deri dje mbilleshin me kanabis në zonat e Saimir Tahirit nuk do të ndalet. PD i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë në denoncimin e lidhjeve të krimit me këtë qeveri."
Shtuar më 23/04/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori