“Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë”, motra e modeles flet për shuplakën e famshme ndaj Luizit (FOTO LAJM)

Kejvina Kthella u eliminua nga “Big Brother VIP” pas shuplakës së famshme që i dha Luizit gjatë spektaklit. Kjo shuplakë u komentua gjatë nga publiku dhe personazhë të famshëm.

Por pas daljes nga BB, Kejvina zgjodhi të shkëputej nga daljet publike dhe nga rrjetet sociale. Ajo bëri vetëm një reagim ku i kërkoi falje ndjekësve të Luizit.

Sot Kejvina i ka kërkuar falje edhe vetë Luizit nëpërmjet një droni që i ka dërguar në shtëpi.

“Unë të dua dhe ti e di”, shkruhej në dron të cilin motra e Kejvinës e konfirmoi se është dërguar nga ajo.

Ka qenë kjo e fundit e cila ka bërë edhe një reagim duke treguar se droni u dërgua në shenjë falje për të treguar se nuk janë njerëz të rritur me dhunë, por këto janë sfida të jetës.

“Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë”, shkruan Doris Kthella.