Zyrtari i lartë gjerman: Djegia e mandateve vendim i gabuar, PD të futet në zgjedhje
Deputeti i Bundestag-ut gjerman , Christian Petry ka dënuar djegiene mandatev nga ana e opozitës duke thënë se kjo është një zgjedhje e gabuar.

Në një takim që zhvilloi me gazetarët në ambasadën gjermane, Petry u ka bërë thirrje dy partive më të mëdha opozitare, përkatësisht PD dhe LSI si dhe partive të tjera, që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit, ku nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e Reformës në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen më me shumë forcë dhe energji”, tha Petry në takimin me gazetarët. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori