Zyrtari i DASH inspekton Portin e Durrësit për sigurinë
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Alan Bersin i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, kanë inspektuar mënyrën e kontrollit të njerëzve dhe mallrave në Portin e Durrësit.

Pas këtij inspektimi, zyrtari i DASH ka deklaruar se ka ngelur i kënaqur nga ajo që ka parë në Portin e Durrësit në lidhje me sistemin TIMS.

“Mbeta shumë i kënaqur me sistemin e informimit që është vendosur këtu në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ose siç njihet ndryshe sistemi TIMS. Gjithashtu, mbeta i kënaqur me kapacitetet e kontrolleve fizike dhe me anë të skanerit. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë e Shqipërisë dhe jam besimplotë se administrata e re amerikane do të vazhdojnë bashkëpunimin me Shqipërinë. Bashkëpunimi për sigurinë është shumë i mirë dhe ka dëshirë për ta përmirë- suar edhe më shumë”, u shpreh zyrtari i DASH.

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, u shpreh optimist për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në lidhje me monitorimin e porteve dhe aeroporteve në vend.

“Besojmë që ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, me njëjtat ritme dhe me të njëjtat parametra edhe në të ardhmen. Besojmë që edhe rezultatet e përmirësimit të dukshëm të administrimit dhe të operimit do të jenë akoma edhe më të larta në të ardhmen në interesin e qytetarëve shqiptarë, sigurisht të Republikës së Shqipërisë, por edhe në interes të përbashkët me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me partnerin tonë kryesor strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Dervishaj./albeu.com/

Shtuar më 18/12/2016, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori