Ancelotti: Do të ndeshemi për të fituar, shpresoj t’i jap Perezit çerekfinalet për ditëlindje

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes kundër Paris Saint Germain, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës, me fitoren e francezëve 1-0 në Paris në ndeshjen e parë.

“Ne duam të kualifikohemi për çerekfinalet e Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm.

Mungesa e rregullit të golit si mysafir ndryshon, duhet të fitojmë dhe të bëjmë një ndeshje inteligjente. Thjesht të fitosh me gol diference, rezultati nuk kërkon të bëjmë një loje të çmendur.

Me apo pa Mbappe nuk ndryshon asgjë, përgatitemi për ndeshjen duke menduar të hedhim në fushë ekipin më të mirë, duke menduar se do të luajë francezi. Nuk do të jetë Casemiro? Ai është i pazëvendësueshëm për nga karakteristikat, por kemi Kroos dhe Camavinga.

Ai u stërvit sot, nëse është 100% do të dalë në fushë. Ka Messi, Neymar dhe Verratti, por ne nuk mendojmë për individualitete, PSG është një ekip i madh, ne nuk duam të bëjmë si në ndeshjen e parë, ku kemi bërë keq. Bernabeu jep shumë, ne e dimë se çfarë kërkon stadiumi ynë dhe do t’ua japim atyre. Shpresoj t’i jap Perezit çerekfinalet për ditëlindjen e tij.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:25