Zyrtarët bënë namin me tenderat, OSHEE zbulon qëndrimin e saj në lidhje me skandalin
Ditën e sotme GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për shtetasit Albana Ferraj dhe Elis Bushati, ndërkohë që është dhënë masa e arrestit të shtëpisë për Irma Dërgutin dhe Athinta Papën, të cilët kanë mbajtur apo edhe mbajnë pozicione të rëndësishme në OSHEE.

Pas këtij skandali ka reaguar OSHEE duke deklaruar publikisht që i janë vënë në dispozion të gjitha dokumentat për të vërifkuar akuzat e rënda mbi punonjësit e akuzuar.

Reagimi i OSHEE: Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur
plotësisht këtë rast hetimi.

Kush janë katër zyrtarët e OSHEE-së që mbushën xhepat plot falë tenderave

GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për shtetasit Albana Ferraj dhe Elis Bushati, ndërkohë që është dhënë masa e arrestit të shtëpisë për Irma Dërgutin dhe Athinta Papën, të cilët kanë mbajtur apo mbajnë detyra në OSHEE.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere

Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori