Zyrtare, me 21 maj hapet Tuneli i Thirres
Albeu.com
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në një njoftim për shtyp bën me dije të gjithë përdoruesit e Autostradës Durrës-Morinë, se më datë 21.05.2010, Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen-Kalimash, vihet përfundimisht në shfrytëzim të trafikut publik.Të gjitha punimet për strukturën mbështestëse të Galerisë Jugor të tunelit të Thirrës kanë përfunduar. “Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilator të mëdhenj ajrimi, më shumë se 70 kamera CCTV, sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë “ thuhet në njoftimin e ministrisë.
Shtuar më 18/05/2010, ora 16:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori