Zyrtare/ Manjani nuk lë postin!
Pas shumë zërave se Manjani do të linte postin, të cilin do ta merrte Saimir Tahiri, aktualisht ministër i Brendshëm, burime pranë LSI-së hedhin poshtë të gjitha thashethemet në këtë drejtim.

Sot LSI-ja ka tërhequr një ministër nga Qeveria Rama, duke e zëvendësuar me një tjetër emër. Pavarësisht këtij ndryshimi, mediat kanë aluduar për ndryshime të tjera.

Po të njëjtat burime konfirmuan se Ylli Manjani do të vazhdojë ta mbajë postin e tij të Ministrit të Drejtësisë, duke hedhur poshtë zërat për lëvizje në këtë institucion. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori