Zyrtare/ Ja pse dha dorëheqjen Haxhinasto
Ministri Edmond Haxhinasto mëngjesin e ditës së sotme ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Transporteve.

Pasi është takuar me stafin dhe e ka falënderuar për punën ai është drejtuar në zyrën e shefit të Qeverisë, Edi Rama për ti komunikuar vendimin e dorëheqjes.

Referuar një burimi në kryeministri bëhet me dije se Haxhinasto largohet për shkak të angazhimeve në parti.

“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak te angazhimit te mëtejshëm ne parti. Kryeministri e ka falënderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shume te mire me te”, bëjnë të ditur burimet nga kryeministria.

Burimet ne LSI bëjnë te ditur se Haxhinasto do te angazhohet ne hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë vetë Rama ka qetësuar ministrat e tij duke thënë se nuk do të ketë lëvizje nga radhët e ministrave socialistë./Albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori