Zyrtare: Endri Vrapi te Partizani
Pëlqej
Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Endri Vrapin. Mbrojtësi me eksperiencë ka firmosur kontratën një vjeçare me të kuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Vrapi do të mbaj të veshur fanellën me numër 44 dhe do t’i bashkohet skuadrës të Martën kur edhe do të nisin përgatitjet për takimin e rëndësishëm të javës së tretë ndaj Skënderbeut.

Vrapi: “Jam shumë entuziast që këtë sezon do të jem pjesë e Partizanit . Rikthehem pas shumë vitesh tek ekipi ku edhe nisa karrierën time si lojtar ndaj ndihem si në shtëpi. Shpresoj që me kontributin tim ti shërbej maksimalisht ekipit për të realizuar objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”.
Shtuar më 01/09/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori