Zyrtare, Edi Rama në Beograd më 22 tetor
Pëlqej
Më 22 tetor, kryeministri Edi Rama do ta vizitojë Beogradin.

Një fakt i tillë është bërë me dije nga vetë Rama në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, e mbajtur në Berlin.

“Do e vizitoj Beogradin më 22 tetor. Kemi një datë përfundimtare. Është një hap më tej drejt së ardhmes. Kemi kaq shumë gjëra për të diskutuar, kaq shumë potencial për bashkëpunim. Duhet të punojmë së bashku të gjithë në rajon për t’u siguruar që nga kjo erë e re në Ballkan, njerëzit të përfitojnë sa më shumë”-tha Rama.

Lidhur me këtë vizitë të kryeministrit shqiptar në Beograd, entuziaste ishte edhe Angela Merkel. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori