Zyrtare: Armando Sadiku transfrohet në Zvicër
Armando Sadiku është zyrtarisht pjesë e Luganos. Klubi zvicerian ka prezantuar para pak minutash bomberin shqiptar, i cili u transferua nga spanjollët e Levantes.

Sulmuesi ka kaluar me sukses një ditë më parë testet mjekësore dhe është rrugës për t’iu bashkuar Luganos në Mursia, aty ku ata po bëjnë edhe fazën përgatitore.

Klubi spanjoll nuk e huazonte dot 27-vjeçarin dhe e ka gjetur zgjidhjen, duke e shitur te Lugano. Në sy bie fakti se Levante ka mbajtur të drejtën që ta rikthejë sërish Sadikun në skuadër nëse e sheh të arsyeshme. Sigurisht që shuma do jetë simbolike, pasi kartoni i sulmuesit është i Levantes, që ka shpenzuar plot 1 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori