Zyrtarët e Serbisë pa leje nuk hyjnë në Kosovë
Albeu.com
Qeveria në Prishtinë paralajmëroi ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq që herën tjetër kur të vizitojë Kosovën të kërkojë leje nga autoritetet kosovare.Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq që në ndonjë nga vizitat e tij në Kosovë në të ardhmen duhet të kërkojë leje te autoritetet e shtetit më ri për të siguruar qasje Brenda territorit të saj. Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuçi, një ditë pas vizitës që Bogdanoviq I bëri Kosovës, ka thënë se vënia e rregullit në vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë është në të mirën e serbëve të Kosovës dhe të vetë Serbisë.

"Dua të them se ai ka pasur vulë të Kosovës më herët, ka qenë edhe ministër. Por besoj që shumë shpejt ai do të kërkojë leje që të hyjë në Kosovë. Jam I bindur për këtë dhe jam I bindur që edhe për të është më mirë, për qytetarët serbë është më mirë, edhe për raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk e kemi logjikën e përdorimit të dhunës, por logjikën e funksionimit të shtetit e kemi gjithsesi", deklaroi Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kuçi është shprehur se roli I shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanier në këto bisedime është vetëm lehtësues, dhe jo negociues.
"Zoti Zannier ka qenë shumë I qartë. Ai ka thënë që në një mënyrë është lehtësues e kurrsesi si negociator. Edhe kryeministri ka qenë I qartë se nuk ka biseda për pozitën politike apo juridike dhe nuk ka biseda edhe për organizimin e brendshëm të Kosovës. Dje kam pasur takim me z. Zanier pas takimit që ka pasur me një 'ministër' serb dhe ai na ka informuar për bisedën. Përfaqësuesi I UNMIK-ut nuk merr obligime në emër të Kosovës, ne I marrim obligimet", theksoi Hajredin Kuçi.

Zëvendëskryeministri I Kosovës, në të njëjtën kohë ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të kompletohet qeveria e Kosovës edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, post ekuivalent me ministrinë e mbrojtjes.

"Besoj se premtimi I kryeministrit që emri të publikohet Brenda javës, do të mbahet. Nuk e kemi nndërmend t'I përmendim disa emra. Atë emër që e përmendim, ai do të jetë ministër", tha ai.
Mediat në Prishtinë kanë lakuar emrin e Fehmi Mujotës, deputet I Partisë Demokratike të Kosovës si emrin më të mundshëm për ta drejtuar këtë ministri, dhe Hajredin Kuçi nuk ka konfirmuar as mohuar një gjë të tillë.(alsat-m)
Shtuar më 02/08/2008, ora 02:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori