Zyrat e Gjëndjes Civile shtyjnë orarin për pajisjen me letërnjoftim
Që të gjithë qytetarët shqiptarë që duan te pajisen me letërnjoftim për të dhënë votën e tyre në 21 qershor, kanë detyruar Zyrat e Gjëndjes Civile që të shtyjne orarin.

Për rrjedhojë, kërkesat e shumta për kartë identiteti kanë detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile, të hartojë një grafik të ri për punonjësit e saj gjatë fundjavës.

Me orar të zgjatur do të punojë edhe kompania e cila prodhon kartat e identitetit në vend. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2015, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori