I riu shqiptar plagos me armë bashkëkombësin në Francë, policia e arreston  

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Francë. Mediat vendase bëjnë me dije se, në mbrëmjen e parë të Festivalit të Dritave, ka ndodhur një tentativë vrasjeje në lagjen e 5-të të Lyonit.

Një shtetas shqiptar, rreth 30 vjeç ka qëlluar me armë bashkëkombasin e tij duke e lënë të plagosur. Më pas ka kanosur një person në staconin e metrosë, pak para se ta arrestonte policia.

Atij iu gjet arma e pajisur me silenciator. Ai tani ndodhet në paraburgim. Është hapur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarje./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 14:21