Zyra e BE zbardh bisedat me Ramën, Metën e Bashën
Zyra e BE-së në Tiranë ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimet e sotme të Bashës, Ramës dhe Metës me David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Sipas njoftimit takimi u mbyll pa marrëveshje, ndërsa McAllister dhe Fleckenstein zbulojnë se çfarë u diskutua në këtë takim.
Sipas deklaratës, kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojë vetingun, ndërsa kjo e fundit kërkoi qeveri teknike dhe votim elektronik.

NJOFTIMI

Kryetari i Komitetit Për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein takuan sot mazhorancën dhe opozitën dhe patën diskutime të mira.
Të dy anëtarët e Parlamentit Europian propozuan ide se si të çohen para dekriminalizimi, lufta ndaj narkotikëve dhe garantimi i zgjedhjeve.

Gjithashtu, në takim u diskutua mbi datën e zgjedhjeve dhe mbi ndryshime të mundshme në qeveri për të krijuar një besim mes palëve.

Për mazhorancën kushti për t’u ulur në tryezën e diskutimeve ishte votimi i vetingut, ndërsa opozita kërkon qeveri teknike dhe votim elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /albeu.com/



Shtuar më 25/04/2017, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori