Zv.presidentja e PE: PS ne Kuvend, te bashkepunoje me qeverine
Albeu.com
Zv.presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Angelilli në një deklaratë zyrtare ka bërë thirrje për kthimin e opozitës në parlament dhe filimin e bashkëpunimit me qeverinë".
"Parlamenti Evropian në dokumentin e miratuar në nëntor 2009 e pranoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe përmirësimet e kryera në kuadrin ligjor dhe administrativ të procesit zgjedhor, siç theksohet në zgjedhjet e fundit kombëtare", thuhet në deklaratën e Roberta Angelilli.
Në të njëjtën kohë, sipas saj, dhoma e Asamblesë në Strasburg i bëri thirrje opozitës t'i japë fund bojkotit të Parlamentit, duke kërkuar që ajo të marrë përsipër detyrimin që të përfaqësojë zgjedhësit e saj në parlament.
Zv.Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Angelilli duke folur rreth krizës politike në Shqipëri shtoi se bashkohet me deklaratat e bëra nga Joseph Daul, Kryetar i Partisë Popullore Evropiane, i cili kujtoi se si roli i tij ishte thelbësor në monitorimin nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të fundit të qershorit 2009, një vëzhgim i cili tregoi se nuk pati parregullsi në votim dhe numërim".

"Shpresa ime - përfundoi Zv-Presidentja - është ajo e kthimit tw opozitës për të punuar me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të sigurohet reformat e nevojshme për marrjen e statusit të Shqipërisë kandidat tjetër për anëtarësimin në BE.
Shtuar më 14/02/2010, ora 03:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori