Zv.ministrja e Kosovës sulmon NATO-n dhe i quan shqiptarët terrorista
Dje është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi.

E pikërisht, zëvendësministrja e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq ka vendosur që të publikojë një shkrim ku tha se para 20 vitesh u bë “gjenocid ndaj një shteti sovran”.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.
Shtuar më 25/03/2019, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori