Zv.ministri i Brendshëm pranon se u cënua siguria kombëtare
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka pranuar se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.

“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.

Por nga ana tjetër më herët, Ministria e Mbrojtjes është shprehur më parë se ky rast nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare, pavarësisht se u detyrua të dislokonte trupa ushtarake në perimetrin e aeroportit “Nënë Tereza”.

“Deri në rivendosjen e masave të sigurisë dhe moscënimit të aeroportit, Forcat tona të Armatosura do të garantojnë infrastrukturën kritike dhe objektet e rëndësisë së veçantë, në këtë rast, Komandën e Forcës Ajrore dhe aeroportin, të cilat janë në funksion të NATO-s, misionit të saj, lëvizjeve të saj”, do të justifikonte mëngjesin e sotëm urdhërin e saj ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Shtuar më 11/04/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori