Zv.ministrat e Berishës shkarkohen këtë javë
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, do të propozojë në mbledhjen e fundit të qeverisë lirimin nga detyra të të gjithë zv.ministrave.

Burime zyrtare nga Kryeministria kanë bërë të ditur për gazetën Panorama se kreu i qeverisë i është referuar legjislacionit në fuqi, i cili ia njeh këtë atribut mbledhjes së qeverisë.

Në nenin 6 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se “Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Këtë javë, Berisha pritet të ketë takimin e fundit me anëtarët e kabinetit qeveritar, pasi javën tjetër merr votëbesimin qeveria e re e drejtuar nga kreu i socialistëve, Edi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori