Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës Maya
Graf shprehu interesin e vendit të saj, për të ecur përpara me
projekte të tjera bashkëpunimi më Shqipërinë, në
vijim të projekteve shumë të suksesshme
zviceriane në vendin tonë.
Graf falenderoi zonjën Jozefina Topalli për ftesën, si një mundësi për të parë e prekur nga afër realitetin dhe dëshirën e shqiptarëve për të ecur përpara.
Dy kryetaret e Parlamenteve biseduan për nxitjen e mëtejshme të marëdhënieve parlamentare fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik përmes vizitave zyrtare në të gjitha nivelet Gjatë vizitës në Shqipëri, zonja
Graf do të shohë nga afër edhe
projekte zviceriane në zbatim
Vizita e zonjës
Graf vjen në
vijim të shumë vizitave të realizuara për herë të parë në Shqipëri të cilat kanë qenë historike për marrëdhëniet ndërparlamentare dypalëshe, si
vizita e Kryetarit të parlamentit të Kanadasë, Islandës, Norvegjisë, Gjermanisë, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Pakistanit, Danimarkës, Polonisë, Azerbaixhanit, Jordanisë etj. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 14:15