Zvicra denon dy kosovare per trafik droge
Albeu.com
Një gjykatë në Zvicër ka dënuar vellezerit Ragip dhe Kemal Shabanin nga Kosova me gjithsej 17 vjet burg për drejtimin e një nga hallkave më të mëdha të shitjes së heroinës në Evropë.Një gjykatë në Zvicër ka dënuar Ragip Shabanin nga Kosova me 15 vjet burg për drejtimin e një nga hallkave më të mëdha të shitjes së heroinës në Evropë.
Gjykata ka dënuar edhe vëllain e tij, Kemal Shabanin, me dy vjet burg me kusht. Ai do paraqitet në burg, vetëm nëse kryen ndonjë krim tjetër në tre vitet e ardhshme.

I padituri i tretë, babai Tarik Shabani është shpallë i pafajshëm.

Të dy ishin dënuar për përdorimin e bazës së tyre në një shtet të Evropës Juglindore për të importuar 1.5 tonë heroinë nga Turqia dhe për ta shitur atë gjithandej.

Policia në Kosovë, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Slloveni dhe Hungari në këtë rast ka konfiskuar 970 kilogramë heroinë. (rel)
Shtuar më 31/10/2008, ora 00:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori