Zv. Kryeministri serb, Dacic: Ndarja e Kosoves nuk eshte zgjidhje
Albeu.com
Ndarja e Kosovës për momentin nuk është zgjidhje për askënd, ka deklaruar nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, sipas të cilit për opsionin e ndarjes ndoshta duhej të bisedohet më herët."Në këtë moment ky opcion nuk është i pranueshëm për askënd. Duhet të pritet dhe të bisedohet për gjithçka që mund të paraqesë ndonjë zgjidhje. Mendoj se është lëshuar shumë kohë dhe për këtë ndoshta duhej të bisedohet qysh në fillimin e krizës në ish Jugosllavinë", tha Daçiç. Ai ka theksuar se në nivel shtetëror asnjëherë nuk është biseduar për mundësinë e ndarjes së Kosovës.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori