Zuri vendin e Hajdarit në Kuvend, Rudina rrefen marrëdhënien me Berishën
Rudina Hajdari është një ndër deputetet më të reja në Kivendin e Shqipërisë.

Pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës në politikën shqiptare, mbiemri që mban i jep një peshë të madhe brenda dhe jashtë partisë Demokratike.

Gjatë një interviste në "Oktapod", Rudina Hajdari ka folur edhe njëher rreth përfshirjes së saj në politikë dhe marrëdhëniet brenda PD-së.

Një ndër pyetjet ishte mbi marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha. Rudina ka rrëfyer se ato kanë një marrëdhënie të mirë, dhe gjatë kohës që është rritur e ka takuar disa herë Berishën.

Berisha të ka dhënë ndonjë këshillë gjatë këtyre 6 muajve?

Jo. Nuk kemi patur ndonjë kontakt. Këshillat e zotit Berisha kanë qenë gjatë gjithë kohës që unë jam rritur, pasi jemi takuar shpesh në përvjetorët e babait tim dhe kemi bërë biseda të shumta për gjendjen në Shqipëri, politikë, për ngjarjet e mëparshme etj. /albeu.com/



Shtuar më 20/01/2018, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori