Ndodh në Tiranë: Një mjek infektohet për herë të dytë me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 20 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Shpërndarja e infektimeve të reja:

Tiranë 10 persona
Shkodër 3 persona
Krujë 3 persona
Durrës 2 persona
Tropojë 2 persona

Ne rastet e reja te konfirmuara ne 24 oret e fundit, te te prekurve me koronavirus ne vendin tone, ka rezultuar edhe nje personel shendetesor i riinfektuar.

Lajmin e ka bere me dije Ministria e Shendetesise, teksa ka dhene sot detajet e situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone.

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar.

Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shendetesise.

Perballe kesaj situate, e per te shmangur mundesine e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve. /albeu.com/


Shtuar 6.06.2020 09:23