Zonja e Parë e mbuluar me shami në vendet e shenjta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti Nishani është për një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Por, më shumë se në vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite për të kryer ritin e Umrës.

Umra është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç ditëve të Haxhit.

Kreu i shtetit ndodhet atje me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe djalin e tyre, Ersin.

Më sipër mund të shihni foton familjare të presidentit Nishani të publikuara nga Gazeta Shqiptare, ku shihet edhe bashkëshortja e tij, e veshur me shami sipas riteve islame. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2017, ora 00:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori