Zogaj: Protestat e opozitës nisin javën e ardhshme
Pëlqej
Preç Zogaj
Opozita do të nisë javën e ardhshme protestat për rrëzimin e qeverisë. Në një prononcim për mediat në emër të "Opozitës së bashkuar" Preç Zogaj ka bërë me dije se protestat e opozitës do të nisin duke u përshkallëzuar në të gjithë vendin duke bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit Berisha të reflektojë për ofertën e opozitës për transparencën e zgjedheve si e vetmja zgjidhje e krizës politike.
“Topi është në fushën e berishës” theksoi Zogaj duke theksuar se nëse nuk jepet një përgjigje për ofertën e opozitës atëherë protestat të cilat do të nisin javën e ardhshme do të përshkallëzohen në të gjithë vendin.

Ndërkohë duke iu referuar raportit të BE-së për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, anëtari i “Opozitës së Bashkuar” Zogaj theksoi se refuzimi i statusit ka të bëjë me korrupsion që ka prekur nivelet e larta të shtetit. Sipas tij raporti i BE-së për Shqipërinë është një fotografi e gjendjes së rëndë që ka përfshirë vendin duke u shprehu i shqetësuar për shpërfilljen që sipas tij po i bën kryeministri berisha këtij raporti.
Shtuar më 14/11/2010, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori