ZMQ: Qeveria nuk mbajti premtimin per vizat
Albeu.com
Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve konstatoi sot se qeveria shqiptare nuk mbajti premtimin per levizjen e lire te njerezve duke mos zgjidhur gjate mandatit te saj ceshtjen e vizave.Duke reaguar per raportin e publikuar ne faqen e internetit te Iniciatives Evropiane te Stabilitetit, ku vleresohet vetem Maqedonia si plotesuese e standarteve ne rajon, ZMQ e cileson regjimin e vizave per shqiptaret te njejte me 19 vjet me pare, duke lene ne te njejtin stad izolimin e vendit.

Sipas raportit, te cituar nga agjencia e lajmeve AFP, vetem Maqedonia i ka plotesuar kriteret per sigurine e dokumenteve te identitetit, emigracionin ilegal, rendin publik, raportet e jashtme dhe te drejtat themelore.

Ne raport nuk permendet Kosova, nderkohe qe persa i perket Shqiperise dhe Bosnjes thuhet se ato jane ne rrugen e duhur, por ende nuk i kane plotesuar kriteret. (tch)
Shtuar më 26/05/2009, ora 16:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori