Zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjëve ndaj Hungarisë (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Shqipërisë ëndërron. Sonte kuqezinjtë do ta zhvillojnë njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” duke sfiduar në transfertë ndaj Hungarisë.

Në rast të fitores, Shqipëria do t’i shtojë gjasat drejt kualifikimit historik në botëror.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin I, ku Shqipëria është në vendin e dytë me 12 pikë. Ndërkaq, Hungaria ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë.

Tashmë mediat në Shqipëri kanë bërë me dije formacionin e mundshëm të kuqezinjëve për ndeshjen e sontme.

Në portë pritet të startojë Etrit Berisha, derisa mbrojtjen do ta mbulojnë Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë, pritet të startojë Çekiçi, Gjasula, Bare, Hysaj, Trashi, derisa në sulm Uzuni dhe Cikalleshi. /albeu.com/

 


Shtuar 9.10.2021 12:34