Zgjedhja e presidentit, Rama thirrje Metës për konsensus
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Vizion Plus” ka komentuar edhe procedurat lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin tek konsensusi me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Rama tha se në lidhje me përcaktimin e kandidatit gjithçka duhet të bëhet në bazë të dakordësisë PS-LSI, duke nënkuptuar se ky post nuk do t’i takojë opozitës.

“Ndryshe nga çfarë shpesh komentohet dhe mendohet, unë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti.

Për çështjen e presidentit në radhë të parë duhet të dakordësohemi brenda këtij aksi strategjik, që është PS-LSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakordësie ne do hedhim hapa të mëtejshëm”,- tha Rama./Albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori