“Mbaje timonin Kiço”, këmbët mbi kroskot dhe duart në telefon, i riu bën “të fortin” në rrugët e Shqipërisë (VIDEO)

Papërgjegjshmëria e të rinjve shqiptarë duket se nuk ka fund.

Së fundmi, në rrjetet sociale një person, ka vënë këmbët mbi timonin e makinës dhe e drejton automjetin pa pikën e përgjegjësisë.

Ai dëgjohet të thotë “Mbaje timonin Kiço”, teksa në duar mban telefonin dhe transmeton Live në Tik Tok.

Duket se dëshira për famë në Tik Tok, i ka shtyrë të rinjtë dhe jo vetëm, drejt veprimeve të papërgjegjshme, të cilat shpesh rrezikojnë edhe jetën e personave të pafajshëm./Albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 7.09.2023 13:35