Zjarri përfshin mobiljerinë në Durrës
Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm një mobiljeri, ku për shkak të intesitetit ka vënë në rrezik edhe dy pallate ngjitur saj.

Zjarri është sinjalizuar në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit. Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri ka rënë pranë tregut industrial dhe se njësitë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Mësohet se zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon të përfshijë dy pallate dhe dy shtëpi private. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshimet paraprake flasin për një shkëndijë elektrike. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2015, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori