Zjarri përfshin magazinat në kryeqytet, rrezikohet karburanti pranë (VIDEO)
Një zjarr masiv ka përfshirë magazinat frigoriferike në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Mësohet se të paktën tre zjarrfikëse janë aktualisht në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Albeu.com raporton se zjarri rrezikon ndër të tjera një karburant që ndodhet shumë pranë sferës së zjarrit.

Përvec karburantit rrezikohen edhe dy ndërtesa ndërkohë që policia bën të ditur se deri tani nuk ka të plagosur.

Njoftim i policisë

Me datë 02.04.2018, rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2018, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori