Zjarri përfshin kodrat e Beratit
Zjarri ka përfshirë kodrat e mbjella me pisha në rrethin e Beratit në lagjen Muzeale “Kala”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pa humbur kohë mjetet zjarrfikëse të cilat kanë punuar për lokalizimin e flakëve të zjarrit që deri gjatë pasdites janë përhapur në përmasa të mëdha duke vënë në rrezik dhe objektet e rëndësishme turistike të zonës.

Flakët e zjarrit tashmë janë vënë nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri të madh.

Drejt vendit të ngjarjes tashmë kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë, të cilët kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së këtij zjarri.
Shtuar më 12/09/2011, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori