Zjarri përfshin apartamentin, shpëtohen në kohë dy fëmijë në Tiranë
Një zjarr i rënë në katin e katërt të një pallati pranë Komisariatit nr.4 të Tiranë i ka rrezikuar jetën dy fëmijëve, të cilët për fat të mirë janë nxjerrë në kohë nga banesa.

Siç raporton Albeu.com, tre makina zjarrfikëse mbërritën në zonë duke ndërhyrë menjeherë për të mos lejuar shpërndarjen e flakëve edhe në apartamentet e tjera në në kompleksin e pallateve.

Tymi ka qenë mjaft i dendur duke u shpërndarë në korridor dhe zonën përreth, gjë e cila po shkakton probleme me frymëmarrjen e banorëve, megjithatë për fat të mirë zjarri nuk shkaktoi viktima. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori