Vrau Carolinën 20 vjeçe, dëshmia e psikologes së Caroline Crouch: Babis e tradhtonte, kishte lidhje paralele

Kanë dalë të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi, një ngjarje që tronditi gjithë botën.

Psikologia Eleni Mylonopoulou, e cila trajtoi 20-vjeçaren Caroline Crouch që u vra barbarisht nga i shoqi pilot, ka treguar detaje të reja në gjyqin që po mbahet për këtë rast.

Mylonopoulou ka thënë se Crouch, kishte 20 muaj para se të vritej që shkonte te ajo, për shkak të problemeve që kishin në martesë. Sipas saj, Caroline kishte dyshime se i shoqi kishte një lidhje tjetër paralele, dyshime këto që janë konfirmuar edhe nga avokati i saj.

“Ajo frikësohej prej tij. Nuk takoheshim shpesh sepse Babis s’e lejonte. Flisnim me mesazhe të shkurtra në telefon dhe më sqaronte gjërat përciptas”, tha psikologia.

Më tej ajo shtoi:

“Caroline ishte e lodhur nga sjellja e tij kontrolluese dhe manipoluese, e kthyen në një marrëdhënie toksike duke pasur parasysh se Caroline ishte 13 vite më e re se ai”, ka konfirmuar ajo.

Sakaq, vlen të përmendet se Babis akuzohet se mbyti bashkëshorten e tyre në një shtëpi në periferi të Athinës. Ai pretendoi fillimisht se pas ngjarjes fshiheshin hajdutët që kishin hyrë për t’i grabitur, ndërsa pas rreth 1 muaji hetimesh, pranoi të vërtetën dhe rrëfeu përpara autoriteteve të gjithë ngjarjen./albeu.com/