Zjarri masiv në Shkodër, kërkohet ndërhyrja e helikopterëve
Me rritjen e temperaturave kemi dhe shtimin e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

Mësohet se një tjetër zjarr masiv ka përfshirë zonën pranë rezervuarit të Shtodrit në qytetin e Shkodrës.

Sipas raportimeve, flakët po përhapen drejt malit të Cukalit. Ndërkohë është e vështirë shuarja e zjarrit pasi zjarrfikëset e kanë të pamundur lokalizmin.

Reparti i zjarrfikëseve ka kërkuar ndërhyrjen me helikopter për të bërë të mëndur fikjen e zjarrit. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori