Një zjarr i madh ka rënë në një pallat tek Fresku ku
mësohet të ketë marrë
jetën e një gruaje të re, 30 vjeçare si dhe dyshohet për një viktimë tjetër, pronarin e apartamentit.
Mësohet se 30 vjeçarja është gjetur e karbonizuar në ashensor, ku sipas burimeve të policisë
mësohet se ajo në ato momente është kthyer nga pazari.
Dëshmitarë për Shqiptarja.com tregojnë se kanë dëgjuar thirrjet nga brenda
ashensorit të një gruaje.
“Ajo bërtiste, ‘ndihmë’, ‘ndihmë’, ndërsa dilte tym nga ashensori. Ne u përpoqëm të hapim derën por nuk e hapëm dot. Morëm kova me ujë dhe i hidhnim tek dera e
ashensorit, por nuk arritëm dot gjë”.
30-vjeçarja ishte nënë e një fëmije të vogël, ndërsa
mësohet se bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani.
Deri më tani është mësuar se shkak për këtë zjarr ka qenë vaji i
ashensorit që ka rrjedhur, i cili më pas është nxehur si shkak i punës së
ashensorit duke marrë flakë, e duke i marrë
jetën një nëne të re./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 12:18