Zjarri i madh në Tiranë, kërkohet ndihmë e ushtrisë
Situata në fabrikën e riciklimit të përfshirë nga zjarri nuk duket aspak e mirë.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të shuar zjarrin e fuqishëm në fabrikën e riciklimit në Kashar.

"Kanë ardhur menjëherë 7 zjarrfikëset e Bashkisë. Është situata nën kontroll, megjithatë tani njoftova Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Do vijnë edhe tre zjarrfikëse të tjera. Do ta mbajmë situatën nën kontroll. Humbje në jetë njerëzish nuk ka dhe kjo është e rëndësishme.

Akoma nuk e dimë kush është shkaku por e rëndësishme është që ta lokalizojmë. Mendojmë që tre të forcave të armatosura dhe 7 të bashkisë do ta përballojnë.

Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrje nga ajri."- deklaroi për mediat Jahollari. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori