Zjarrfikësi italian rrëfen momentin tronditës: Mamaja mbronte përqafuar fëmijët…
Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.

Një reportazh i Fanpage.it me ekipin italian që mori pjesë në misionin e kërkim shpëtimit në Shqipëri, rrëfen momentet e vështira të këtij misioni nga më të vështirët në punën e tyre.

Një prej pjesëtarëve të kësaj trupe tregon momentin kur nga rrënojat nxorrën nënën me tre fëmijët e saj.

Momenti që më ka tronditur më shumë është momenti kur kemi rikuperuar me trupat tona, nënën me tre fëmijë.

Mamaja ishte në një pozicion të tillë që po i mbronte dhe kishte dy fëmijët e saj poshtë vetes’, ka thënë zjarrfikësi.
Shtuar më 07/12/2019, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori