Zjarret: 33 vatra ende aktive nė Shqipėri
Ministria e Brendshme i ėshtė pėrgjigjur akuzave tė deputetit tė PS-sė, Eduard Shalsi, i cili akuzoi qeverinė se s`ka bėrė asgjė pėr menaxhimin e zjarreve. Nė njė deklaratė pėr shtyp zėdhėnėsi i MB-sė, Leonard Olli , ndonėse e vlerėsoi si tepėr tė vėshtirė situatėn e zjarreve nė vend, tė cilat po sipas tij nė masėn mė tė madhe janė provokuar qėllimisht, tha se situata ėshtė nė kontroll falė angazhimit tė gjitha strukturave shtetėrore.


“Kemi pasur njė prani tė konsiderueshme zjarresh pėr kėtė sezon, tė cilat kryesisht kanė qenė tė qėllimshme dhe lidhur me kėtė 55 autorė tė dyshuar janė kapur. Masat e marra nga Ministria e Brendshme kanė mundur tė mbajnė nė kontroll situatėn dhe nga mbi 300 vatra tė shfaqura, aktualisht numėrohen vetėm 33, tė cilat janė nė kontroll tė plotė dhe po punohet pėr shuarjen e tyre nga toka e ajri” tha Olli.


Nė vazhdim duke bėrė njė krahasim tė sė njėjtės problematike me vendet e tjera nė Ballkan apo Europė, Olli deklaroi se nė Shqipėri nuk ka pasur asnjė dėm tė pronės private dhe asnjė jetė tė humbur.


Ministria e Brendshme i bėri thirrje PS dhe deputetėve tė saj tė mos bėjnė kritizierin nga poltronet e shtėpisė, por mė sė paku tė dėnojnė rastet kur individė tė caktuar djegin qėllimisht masive tė tėra pyjesh.


“Tė gjitha strukturat shtetėrore janė tė angazhuara pėr pėrballimin e situatės. Tė bėsh kritizierin nga poltronet e shtėpisė ėshtė e lehtė, por tė pėrballesh nga afėr me situatėn ėshtė e vėshtirė, do tė ishte mė mirė qė tė paktėn tė dėnoheshin rastet e zjarrėvėnieve tė qėllimshme” pėrfundoi zėdhėnėsi i MB-sė. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2012, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?