Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Zjarr tek barakat e romëve, familjet në qiell të hapur
Flakë zjarri janë sinjalizuar mesditën e sotme në barakat e romëve, ndërsa është dashur ndërhyrja e dy zjarrfikësve për të neutralizuar zjarrin.

Nga shkrumbimi i barakeve nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Zjarri është sinjalizuarbarakat e romëve në zonën e Shkozës në Tiranë.

Nga flakët janë djegur shtatë baraka, duke lënë në qiell të hapur familjet rome që jetojnë aty. Në Shkozë mbërriti edhe policia, e cila ka nisur hetimet, për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2016, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori