Zjarr prane fabrikes se tullave ne Fier
Albeu.com
Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në fabrikën e tullave në dalje të qytetit të Fierit. Sipas informacioneve zjarri ka rënë pranë fabrikës së tullave afër urës së Mbrostrarit pas shpërthimi të një depozite solari por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrëfikëse të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Ende janë të paqarta shkaqet e vërteta të zjarrit.
Shtuar më 20/07/2010, ora 13:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori