Një
zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me
kullota dhe
ullishte, në afërsi të
fshatit Fitore në Sarandë.
Sipas banorëve të zonës, zjarri ka rënë rreth orës 16:00, ndërsa deri tani janë djegur rreth 5 hektarë
ullishte dhe
kullota.
Momentalisht në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës nga Delvina, ndërsa në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët e
fshatit.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Shtuar më 11/08/2014,
ora 20:34