Zjarr në panairin e Policisë së Shtetit
Incidentet kanë qënë të pa shmangshme në panairin e policisë. Gjatë paradites, fusha e “Paintball” e ngritur në këtë aktivitet u përfshi nga zjarri.

Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një mjet piroteknik që përdoret në lojën “Paintball”, ku stimulohen skena lufte dhe në vend të plumbave, qëllohet me pushkë me ajër dhe topa boje.

Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e flakëve ndërsa organizatorët u vunë në panik për shkak se fusha ishte ngjitur me skenën ku do të mbante fjalim ministri i Brendshëm. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori