Zjarr në një shtëpi në Përrenjas, familjarët bllokohen brenda nga flakët
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në një fshat të bashkisë Prrenjas gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë Fushë të Njësisë Administrative Rrajcë 8 km larg qytetit të Prrenjasit.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është përfshirë nga flakët.

Fillimisht flakët janë shfaqur në koridor dhe më pas janë përhapur kudo. Pas kësaj të alarmuar të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë. Ka qenë shumë e vështirë futja mes flakëve në banesë dhe nxjerrja që andej e të moshuarës.

Fatmirësisht e moshuara është nxjerrë pa pasoja nga flakët , ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.
Shtuar më 06/06/2020, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori