Zjarr në një pikë servisi në Elbasan, shpëtojnë 4 punëtorët
Pëlqej
Katër punëtorë tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e një zjarri në një pikë servisi. Policia raporton se zjarri është cilësuar si aksidental në pikën e servisit në Elbasan.

Ngjarja është shënuar në fshatin Mjekës të Elbasanit, në servisin e 58 vjeçarit me incialet R.J. Mësohet se punëtorët kanë qenë duke punuar me saldim për riparimin e serbatorit të naftës së mjetit kamion tip Skoda me targa AA 474 FG, në pronësi të shtetasit me inciale F.B, në momentin që ka rënë zjarri.

Punëtorët që kanë pësuar djegie janë R.J, 57 vjeç, banues në fshatin Mjekës; F.B, 54 vjeç, banues në fshatin Kryezjarr; S.H, 59 vjeç, banues në lagjen Shënkoll dhe Th.P, 26 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan. Policia shton më tej se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin kirurgjik Elbasan, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori