Zjarr në një pallat në Tiranë, flakët “shkrumbojnë” apartamentin e kërcënojnë fqinjët

Një apartament në një pallat në Tiranë është shkrumbuar plotësisht nga flakët ditën e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 7-të, të një pallati në rrugën “Rexhep Shala”, teksa flakët kanë arritur edhe në një apartament në katin e 8. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, teksa të gjithë banorët janë nxjerrë jashtë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende shkaku i nisjes së zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur nga dhoma e gjumit e shtëpisë që ndodhej në katin e 7.