Zjarr në një banesë në Tiranë, shpëtohen dy të moshuarit
Dy të moshuarit të cilët u raportuan se ishin në rrezik, pasi banesa ishte përfshirë nga flakët, tashmë janë shpëtuar.

Ata janë shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.

Zjarri ra në banesën e tyre në katin e pestë të një pallati tek Tregu Elektrik.

Dyshohej se flakët e zjarrit u shkaktuan nga soba me dru. Policia bën me dije se të moshuarit, nuk kanë pësuar lëndime. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori